Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pushtuar ballinën e revistës së njohur amerikane “Washington”.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së saj në Facebook ku ka shkuar: “Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të përzgjedh ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”.
Vlora Çitaku vite me radhë ishte ministre e Integrimeve Europiane në Kosovë, ku më pas u dërgua si ambasadore në SHBA.