Vlerat e larta të mangani në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimet Musliun.
Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje.
Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.
“Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje inspektoratit me inspektuar që mos ta përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.
Pas kësaj reagoi Pacolli duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.
“Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Na mundemi me bë thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKShPK, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e Institutit”.
Musliu e insistoni sërish që lokale e gastronomisë, po e përdorin këtë ujë, duke e konsideruar si shumë të dëmshëm e duke bërë apel që shteti të asistojë e të ofrohet mundësi tjetër e furnizimit, raporton EO.
“Të gjitha lokalet që furnizohen me këtë ujë shërbejnë kafe, qaj, supë. Secili institucion duhet të alarmohet, të inspektohen gastronomi ku kanë kyçje në Badoc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë, kërkesa jem është për Inspektoratin. Të vetëdijesohemi që mos ta përdorim këtë ujë”.
Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka kërkuar nga kryetarja që t’ia ndërpres fjalën Muslit me arsyetim se po e përdorë mbledhjen për qëllime të tjera.
Madje Zyba e Musliu debatuan me tone të ashpra se kush ka të drejtë e kush jo t’ia ndërpres fjalën në Komisionin deputetit.
Pacolli e mori fjalën, duke e i kërkuar Musliut që mos ta përdorë mbledhjen, për siç tha fushatë, duke e konsideruar të përfunduar mbledhjen.
Në fund Musliu tha se deputetët e VV-së nuk mund të ikin nga qytetarët: “Këta nuk kanë ide, nuk mund me ik nga qytetarët, s’keni ku shkoni”.
Në fillim të mbledhjes Komisioni e votoi Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore si dhe Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.