Vitia: OShP-ja është dashur t’i adresojë vendimet për blerje të insulinave pa autorizim, s’e ka bërë

E publikuar: 08/03/2023 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka përsëritur qëndrimin se vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit për blerje të insulinave pa Autorizim-Marketingu janë të gabuara dhe se OSHP-ja është dashur ta adresojë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media, Vitia tha se si Ministri, arrijnë t’i sigurojnë 15 qytetarë me insulina. Ndërsa, tha se në Kosovë nuk ka mungesë të tyre.

“Kjo problematikë ka filluara në dhjetorin e vitit 2020 që unë nuk kam qenë ministër. Qytetarët nuk kanë mbetur pa insulina. Janë 15 mijë qytetarë që ne ju sigurojmë insulina. Kjo nuk është një luftë, një betejë, kjo është një përpjekje që nuk do të heqim dorë në të cilën nuk do të heqim dorë ne si MSH për te ruajtur ligjshmërinë. Ligji e thotë qartë se pa autorizim, marketing, pa një certifikatë që garanton cilësinë e produktit dhe që garanton që nëse ndodh diçka ne e kemi një derë për të trokitur. Për ne është e rëndësishme që të ketë sa më shumë barna të regjistruara me kualitet të mire në Kosovë”, tha ai.

Ai ka thënë po ashtu se Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, i udhëhequr nga kryeministri Kurti, është ende funksional.

“Komisioni ekzekutiv akoma është funksional. Komisioni gjatë periudhës gjashtëmujore ka pasur shumë takime. Të gjitha rekomandimet që kem marrë nga komisioni një pjesë i kemi adresuar natyrisht me buxhetin mirëpo një pjesë të objektivave tashmë janë duke u adresuar. Pasi të përfundojë ky procesi i absorbimit të këtyre objektivave atëherë do të kemi mundësi që ky komision të pushojë së ekzistuari pas një kohe”, ka thënë ai.