Visar Ymeri i pakënaqur me ndarjen e temave në komisionin për MSA-në

E publikuar: 16/05/2016 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësues të Vetëvendosjes janë shprehur të pakënaqur lidhur me ndarjen e temave që do të debatohen në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri s ishte ai që është shprehur i pakënaqur me ndarjen e temave qe do te debatohen ne këtë takim nga ana e VV-së.

Ymeri tha se VV-së i është caktuar vetëm një temë dhe se kjo është e padrejtë. Ai kërkoi të sqarohet se në bazë të cilave kritere janë caktuar temat dhe deputetët që do të flasin.

Xhavit Haliti nga PDK-ja tha se kjo është bërë pasi që Vetëvendosja ka munguar në takimet e Komisionit dhe nuk kanë qenë të sigurt nëse VV-ja do të marrë pjesë në këtë Komision. Ndërsa e konsideron të përgjegjshëm vendimin e VV-së për të marrë pjesë në këto takime, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre politike.

Ymeri tha se këto argumente nuk qëndrojnë dhe se ndarja e temave është bërë në mënyrë te padrejtë.

Anëtare e re e këtij Komisioni është edhe Donika Kadaj- Bujupi, e cila nga Vetëvendosje e zëvend ëson Ilir Dedën.