Viktima e burrit (Video)

29.10.2015 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Viktima e burrit (Video)

16 vjet më parë, familja Bytyqi lidhi krushqi me familjen Berisha. Kur martesat lidhen, askush nuk e paramendon fundin tragjik të tyre. Nga martesa e Nebihut me Zejnepen lindën tri vajza dhe një djalë, por lindën edhe shumë konflikte e probleme. Mungesa e babait apo vëllait për t’i dalë në mbrojtje Zejnepes, e bëri atë të pafuqishme ndaj sulmeve dhe keqtrajtimeve të vazhdueshme të bashkëshortit.

Të afërmit, e këtu përfshirë edhe organet e ndjekjes, nuk ndërmorën masa për ta parandaluar Nebihun, i cili siç thuhet në raportet policore natën e 23 tetorit, në gjendje të dehur e goditi 10 herë me thikë gruan e tij, raporton KTV. Duke e mbrojtur nënën nga sulmi i pashpirt i babait, lëndime mori edhe vajza e madhe e çiftit. Për Zejnepen, plagët ishin vdekjeprurëse. Ajo vdiq në shtëpinë ku kishte rritur katër fëmijë. Motra Hysnia kujton momentet e fundit me të motrën. Ishte ndarë nga ajo me frikën se diçka e keqe do të ndodhte. Kishte dëgjuar edhe kërcënime dhe paralajmërimet për vrasje. Por kërcënimet ishin të zakonshme…..

Historia e dhunës në familjen Berisha kishte nisur qysh në vitit 2002 kur Zejnepja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj. Për vite me radhë ajo u sha, u godit dhe u sulmua madje edhe me thikë nga Nebihu. Të afërmit e Zejnepes ishin në dijeni se nëna e katër fëmijëve po keqtrajtohej nga burri. Natën kritike Nebihu nuk u mor fare në pyetje për shkak se rezultoi të kishte qenë i dehur. Në dosjen e policisë Nebihu del se kishte precedentë të mëhershëm penal në raste të dhunës në familje.

Për raportimin e dhunës në vitin 2002 Nebih Berisha u dënua me vetëm 6 muaj me kusht.6 vjet më vonë policia ishte marrë sërish me Nebihun. Pas një kontrolli atij iu gjet një armë pa leje. Edhe në këtë rast dënimi me burg nuk u aplikua. Nebihu u dënua vetëm me gjobë. Është e çuditshme se në dosjet e policisë nuk janë të regjistruara të gjitha lëndët e dhunës në familjen Berisha. Familjarët e Zejnepes thonë se ajo disa herë ishte tërhequr nga ndjekja me shpresën se një ditë do bëhej mirë. Një paralajmërim i asaj që ndodhi mbrëmjen e 23 tetorit kishte ndodhur në vitin 2012. U raportua se 39-vjeçarja tentoi të kryejë vetëvrasje dhe shtytës, sipas policisë, besohet të ketë qenë burri i dhunshëm. Por provat nuk mjaftuan, prokuroria nuk mundi ta ndjekë penalisht Nebihun.

E për atë se çfarë i ndodhi tërë këto vite Zejnepes nuk kanë pranuar të flasin familja Berisha. Ndërsa për shkak se ndodhet i arrestuar, kontakti me Nebihun ishte i pamundur. Në Suharekë nxënësit dhe mësuesit vendosën të dalin kundër mosveprimit institucional në këto raste. Të dhënat e policisë tregojnë për një rritje të theksuar të dhunës në familje…  Njohësit e ligjit thonë se dhuna në familje vazhdon të trajtohet nga organet e ndjekjes si çështje private mes burrit dhe gruas. E kjo është konvertuar edhe në vetëdijen e policisë, prokurorisë dhe gjykatës, duke bërë që sistemi i drejtësisë të dështojë në këtë pikë.

Vrasja e Zejnepes, e cila po konsiderohet i njëjtë si rasti i vrasjes së Diana Kastratit, vrasja e të cilës tashmë është konstatuar si një dështim i organeve shtetërore për të ofruar mbrojtje për viktimat e dhunë në familje. Por, për shumë kë, vrasja e Dianës duket se nuk i ka treguar efektet e veta

KTV ka kërkuar sqarime edhe Inspektorati Policor i Kosovës nëse do të hetojë mënyrën se si është trajtuar rasti i Zejnepe Bytytçit. Ky institucion, i cili mbikëqyr punën e pjesëtarëve të Policisë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në pyetjet e parashtruara nga KTV.

Derisa trupi i Zejnepes pushon i qetë në varrezat e qytetit të Therandës, Nebih Berishës gjykata i ka caktuar një paraburgim prej 30 ditësh, e katër fëmijët e çiftit do të mbesin nën kujdesin e familjarëve të babait dhe nënës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara