VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e liderit të Hezbollahut

E publikuar: 28/09/2024 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja e kanalit në Liban, shpërthen në lot pas lajmit për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Prezantuesja me zërin që i dridhet dhe e veshur me të zeza, bën të ditur se Kreu i organizatës është vrarë nga zjarri izraelit. Prezantuesja e lajmeve e stacionit televiziv libanez Al-Mayadeen është e ngarkuar emocionalisht dhe shpreh trishtimin e saj teksa njofton vdekjen e Nasrallah.

Lideri i Hezbollahut u vra dje nga një goditje izraelite në afërsi të Bejrutit, siç njoftoi më herët lëvizja pro-iraniane, një goditje shumë e fortë që po e shtyn Libanin dhe Lindjen e Mesme drejt së panjohurës. Vdekja e Hassan Nasrallah, i konsideruar si njeriu më i fuqishëm në Liban, rrezikon të tronditë partinë e tij, të destabilizojë vendin dhe është një fitore e madhe për Izraelin kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

“Saget Hassan Nasrallah i është bashkuar shokëve të tij martirë (…) kursi i të cilëve ka vazhduar për gati tridhjetë vjet,” tha në një deklaratë Hezbollah, armiku i betuar i Izraelit, aleati më i ngushtë i Iranit.

Në deklaratë thuhet se sekretari i përgjithshëm i grupit të fuqishëm të armatosur u vra së bashku me anëtarët e tjerë të tij në një sulm tinëzar sionist në periferitë jugore të Bejrutit.

“Hassan Nasrallah ka vdekur”, tha më herët për X zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani.

Klikoni këtu për VIDEO