VIDEO/ Pamjet nga shpërthimi në Niagara, Kanadaja mbyll kufijtë me Amerikën

E publikuar: 22/11/2023 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një automjet ka shpërthyer në një urë midis SHBA-së dhe Kanadasë në Ujëvarat e Niagarës. Shpërthimi ka shkaktuar kaos përgjatë kufirit, me të katër kalimet tokësore midis SHBA dhe Kanadasë, të cilat janë mbyllur teksa autoritetet po hetojnë shkaqet.

Autoritetet thonë se shpërthimi erdhi nga një makinë, e cila po përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja. Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para festës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

“Meqenëse kjo situatë është e zhvillim, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment,” tha FBI në një deklaratë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, gjithashtu konfirmoi se kishte pasur një incident dhe tha se ajo ishte informuar nga forcat e zbatimit të ligjit.

“Agjencitë shtetërore janë në vend dhe të gatshme për të ndihmuar,” postoi ajo në “X”.