Publicisti Veton Surroi ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Sipas tij, këto sanksione janë rezultat i mbajtjes së qëndrimeve parimore nga Qeveria e Kosovës.
“Ne kemi sanksione sepse i kemi qëndruar besnik parimeve tona. Në momentin kur Serbia, ka urdhëruar që të tërhiqe policët, gjykatësit, prokurorët, ne (Qeveria) nuk kemi lejuar që të ketë zbrazësi të sigurisë në veri. Mos harroni këto janë momente kritike në jetën e një shteti sepse ne momentin kur zbrazësia e sigurisë ajo zbrazësi nuk rri e zbrazët për një kohë”, ka thënë Surroi në Debat Plus.
Duke u ndalur në procesin negociator me Serbinë, Surroi tha se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Serbia në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka pranuar atë.
“Ne t’i shikojmë qëndrimet a janë parimore apo ajoi, të Qeverisë. Qeveria e ka mbush, nuk e ka lënë të krijohet zbrazësia në pjesën veriore. Është mbushur menjëherë. Mbas asaj e kemi pasur krizën ne Zveçan, mbas saj e kemi pasur krizën me Banjskës. Ndërkohë mes këtyre ngjarjeve kemi pasur proces negociator, ku Kosova në mënyrë konsistente dhe të përhershme ka thënë ne e nënshkruajmë marrëveshje dhe Serbia në mënyrë konsistente dhe të përhershme nuk e pranojmë marrëveshjen si këtillë. E mbështesim por nuk i pranojmë këto pika dhe janë mu ato pika të marrëdhënies mes dy shtetesh, që nuk pranohen”, ka shtuar Surroi.