Vetëvendosje shpërndan deklaratën e Kurtit ku flet për 42%

E publikuar: 10/05/2025 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën mbledhjen e radhës.

Kjo parti ka shpërndarë një citat të kryetarit Albin Kurti ku ai flet për 42 për qind që i morën në zgjedhjet e fundit, shkruan infosot.com

“42.3% i votave është votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pa asnjë borxh ndaj askujt për asgjë. Ose, për të qenë më i saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të përveçëm, grupi të posaçëm a strukture të veçantë; dhe, i kemi gjithçka borxh popullit, nga i cili vijmë si përfaqësues politikë për t’iu rikthyer atij si shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale” – deklaroi Kurti gjatë këtij takimi.