Vetëvendosja: Kemi fituar edhe në fshatin e Lutfi Hazirit

E publikuar: 11/06/2017 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së, Ismail Kurteshi, ka thënë se Vetëvendosja ka fituar edhe në fshatin e Lufti Hazirit, në Llovcë të Komunës së Gjilanit.
I entuziazmuar, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosja i ka fituar zgjedhjet edhe në nivel vendi duke theksuar se tani do të fillojë qeverisja pa korrupsion.

Ai ka bërë me dije se nuk janë të befasuar me rezultatet, pasi siç ka treguar ai këtë edhe e kanë pritur.

Deri më tash, sipas rezultateve të DnV-së, Vetëvendosja është renditur e dyta, duke lënë kështu LDK-në të tretën.