Vetëvaret një i paraburgosur në Pejë

E publikuar: 28/08/2019 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qendrën e paraburgimit në Pejë raportohet se është vetëvrarë një i paraburgosur.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë Nikçi për Koha.net.