Veteranët duan takim me Haradinajn

E publikuar: 09/10/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas protestës së mbajtur para Qeverisë, nga veteranët e UÇK-së, synimi i tyre tani është takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Siç raporton KTV, veteranët tani janë nisur drejt hyrjes së Qeverisë, duke tentuar të kenë një takim me Haradinajn.

KTV raporton se Halil Matoshi ka thënë se “Qeveria e Kosovës i ka ndarë mjetet financiare për pensionet e veteranëve dhe çështja i është kaluar Kuvendit ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit”.