Veseli sulmet në Bruksel i quan barbare

E publikuar: 22/03/2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate, ka dënuar ashpër sulmet terroriste në Bruksel, për pasojë të të cilave mbetën të vdekur disa persona.
“Sulmet e sotme terroriste në kryeqytetin e Bashkimit Evropian në Bruksel, janë sulme barbare që synojnë të ndryshojnë vlerat dhe institucionet tona më të çmuara që ka krijuar njerëzimi, demokracinë, liritë e njeriut dhe projektin madhështor të Evropës së Bashkuar.
Në këtë ditë të rëndë, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë brengën dhe dhimbjen me qytetarët dhe institucionet e shtetit belg. Ky sulm është sulm edhe ndaj aspiratave tona integruese euro-atlantike.
Terrorizmi po lëndon dhe shkakton viktima, por kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat tona evropiane.
Civilizimi gjithmonë triumfon mbi barbarinë, ashtu sikurse demokracia mbi çdo ideologji e fanatizëm të dhunshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit Vesel