Ekonomi

Veseli: Shteti ynë mbështet iniciativën e lirë ekonomike

20.05.2016 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Shteti ynë mbështet iniciativën e lirë ekonomike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e lëshimit në punë të sistemit për prodhimin e tubave prej çeliku, në Fabrikën “Exim Metal”, në Koshare .

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm pse po hapet kjo fabrikë, por për mesazhin që përcjell ajo, se vendi ynë është vend i burimeve natyrore dhe potencialit të fuqishëm njerëzor, është vend ku mund të investohet kapitali prodhues, ku iniciativa e lirë mund të krijojë vende pune dhe zhvillim ekonomik, dhe ku njerëzit e duan punën dhe mirëqenien që buron nga puna.

“Ne kemi për obligim ta aktivizojmë këtë potencial, për ta kthyer vendin tonë në vend atraktiv për të gjithë ata që duan të investojnë idetë dhe kapitalin e tyre.

Ti heqim pengesat burokratike dhe ndryshojmë ligjet që nuk stimulojnë zhvillimin ekonomik. Shteti nuk guxon të bëhet pengesë e iniciativës së lirë ekonomike”, theksoi kryetari Veseli, ndërsa shtoi se MSA-ja dhe liberalizimi i vizave kanë krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit, ngase ekonomia jonë tani po del nga izolimi. Tash, shtoi Veseli, sipërmarrësit tanë mund të ndërtojnë kanale të komunikimit dhe partneritetit me tregjet ndërkombëtare dhe gradualisht të bëhen pjesë e këtyre tregjeve me prodhimet e tyre.

“Sot ne duhet të ndërtojmë një mentalitet të ri në vendin tonë, mentalitetin që patriot e konsideron atë që punon duke respektuar ligjin dhe hap qoftë edhe një vend të ri të punës, patriot atë që beson se pasuria vjen vetëm përmes punës së ligjshme. Mentalitetin që patriot e konsideron arsimtarin që ofron edukim kualitativ, e mjekun që ofron shërbime cilësore shëndetësore. Ky është mentaliteti ynë i zhvillimit”, theksoi Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje