Kreu i Kuvendit të Kosvës, Kadri Veseli, ka përkujtuar rënien heroike të mjekut dëshmorit Lec Gradica i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar qindra të plagosur në malet e Qyqavicës.
“Sot, në 18 vjetorin e rënies përkujtojmë mjekun dëshmor, Lec Gradica. Doktor Leci duke i qëndruar besnik misionit të shenjtë të mjekut dhe idealit për lirinë e atdheut, sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar qindra të plagosur në malet e Qyqavicës në shtatorin e vitit 1998. I përjetshëm do të jetë kujtimi për të dhe gjithë dëshmorët e lirisë së Kosovës. K.V.”, ka shkruar Veseli në rrjetin sosial Facebook.