Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq.
Veseli i ka ofruar mbështetje të plotë kryetarit të Graçanicës për vazhdimin e punës dhe zbatimin e projekteve kapitale në dobi të zhvillimit ekonomik lokal dhe në interes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Komunën e Graçanicës.
Kryetari i Komunës, Vladeta Kostiq, e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar.
Kostiq tha se përmes projekteve kapitale Graçanica do të mbështesë të ardhmen qytetarëve të saj dhe do të forcojë multietnicitetin.