Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Nuk është dhënë asnjë detaj rreth këtij takimit, por mësohet që arsye dhe temë bosht e tij të jetë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.