Veseli: Jo asociacion që e bosnjëzon Kosovën

E publikuar: 30/03/2018 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka folur kështu në një intervistë për “Rtv 21”.

“Asociacionin do ta themelojmë në bazë të Pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës. Asociacionit nuk do t’i lëmë kompetenca ekzekutive, që të bosnjëzohet Kosova”, ka thënë Veseli.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e opozitës në Kosovë.

“Opozita nuk e ka me tapi që ta dojë atdheun më shumë se sa ne, kushdo që po vjen në pushtet po vepron njëjtë”, ka theksuar Veseli.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta shantazhojë koalicionin qeveritar.