Sot gjatë një konference të mbajtur për media Kryetari i PDK’së Kadri Veseli, ka shpalosur fillimet e themelimit të Institutit për Studime Politike.
Ndër të tjera Veseli është pyetur edhe për deklaraten e Grabovcit ku ironizoi duke thënë se në Prokurori kishte shkuar të bëjë emërime. Në këtë rast Veseli tha se asnjë zyrtar i PDK’së nuk do t’i ike drejtësisë.
“Ne te kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa e shtetit. Dua ta përcoj këtë mesazh. Është mirë që të respektohet njëri- tjetri më shumë dhe askush të mos jete mbi ligjin dhe gjykimin ta lëmë tek sistemi juridik. Ademi ka dhene dorheqje dhe asnje zyrtar i PDK nuk do t’i bishtnoj drejtësisë” shtoi Veseli