Veriu reagon ndaj shuarjes së “Mbrojtjes civile”

29.03.2015 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veriu reagon ndaj shuarjes së “Mbrojtjes civile”

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se “Mbrojtja civile”, e cila konsiderohet si strukturë jolegale e sigurisë në veri të Kosovës, do të shuhet deri në shtator të këtij viti.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, ministrja për dialogun, Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr negociatat për këtë çështje, ka theksuar se “arritja e kësaj marrëveshjeje ndërmjet tri palëve – Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian – e cila është përmbyllur pasditen e 26 marsit, ka një rëndësi të madhe, sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘Mbrojtja civile’ dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtarëve të saj në institucionet e Republikës së Kosovës”.

Por, përfaqësuesit institucionalë të serbëve në veri të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me faktin se ata nuk janë njoftuar zyrtarisht për arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe me përmbajtjen e saj. Madje, marrëveshjen e deklaruar nga ministrja Tahiri, ata ende e quajnë si të pretenduar apo si diçka hipotetike.

Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se informatat për këtë marrëveshje i kanë marrë vetëm nga mediat dhe nuk i kanë të qarta detajet e marrëveshjes.

“Ata po flasin për një integrim në vetëqeverisjen lokale, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka asnjë ide lidhur me këtë. Megjithatë, është dashur që t’i thërrasin në bisedime edhe kryetarët komunave, e më pas të jap ndonjë koment”.

“Ne, tash jemi sjell para aktit të kryer dhe unë nuk e di se si do të paguhen ata”, thotë Rakiq, duke iu referuar mundësive të pagesës për pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”, të cilët, pas shpërbërjes së saj, parashihet të integrohen në institucionet civile të Kosovës.

Rakiq, gjithashtu reagon, duke thënë se i kundërshton cilësimet që i bëhen “Mbrojtjes civile”.

“Është efekt i keq që Edita Tahiri e quan ‘Mbrojtjen civile’ si njësi paramilitare. Ajo e quan atë si strukturë paralele, si strukturë e sigurisë dhe me gjithfarë emërtimesh tjera. Ndërkaq, ‘Mbrojtja civile’ punon me qëllimin që të ndihmojë vetëqeverisjen lokale dhe qytetarët, në kuptimin kur ka ndonjë fatkeqësi elementare dhe të ngjashme. Sigurisht që nuk është institucion i sigurisë dhe as paraushtarak”, thekson Rakiq.

Ndryshe, në komunikatën e Qeverisë së Kosovës është thënë se kjo marrëveshje parasheh edhe “procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës” dhe se “marrëveshja duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”.

Ksenija Bozhoviq, kryesuese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, as nga autoritetet e Beogradit, e as nga ato të Prishtinës, lidhur me marrëveshjen. Megjithatë, siç thotë ajo, deklarata e ministres Tahiri, sipas saj, është e paqartë.

“Deklarata e saj është mjaft e paqartë rreth çështjes se çka janë ato institucione civile. Kjo vetëm sa ka krijuar tension dhe dëshpërim te njerëzit. Në qoftë se është arritur një marrëveshje, unë pres që Beogradi të deklarohet për këtë çështje dhe të dalë me zgjidhje konkrete. Në qoftë se shuhet institucioni i ‘Mbrojtjes civile’ duhet të ketë shpjegim se pse po ndodh kjo dhe çfarë do të ndodhë me njerëzit që kanë punuar në këtë institucion”,shprehet Bozhoviq.

Të dy këta zyrtarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, vlerësojnë se shuarja e “Mbrojtjes civile”, mund të shkaktojë frustrimin e rreth një mijë pjesëtarëve të kësaj organizate, e cila nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë jolegale.

Sipas tyre, kjo mund të shndërrohet në problem social, i cili mund të ketë efekt negativ në situatën në veri.

Por, politikani serb nga Mitrovica e veriut, Marko Jakshiq, i cili i takon taborit të kundërshtuesve të pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët e veriut nuk kanë arsye pse të mos i besojnë deklaratat e ministres Tahiri.

Sipas tij, shumica e serbëve në veri e shohin këtë marrëveshje, si “të arritur në fshehtësi” dhe nuk janë të kënaqur me të. Por, ai nuk pret reagime të tyre që do ta tensiononin dhe përshkallëzonin situatën në veri.

“Unë nuk pres se do të ketë ndonjë rezistencë të madhe, duke pasur parasysh faktin që Beogradi i ka futur nën pëllëmbën e vet të gjithë ata pjesëtarë të ‘Mbrojtjes civile’. Ata nuk mendojnë me kokën e vet, por i ndjekin të gjitha instruksionet që u shkojnë nga Beogradi”.

“Unë kam pasur rastin që ta shoh këtë edhe gjatë parakalimit protestues, me rastin e 16-vjetorit të bombardimeve të NATO-s. Askush nga pjesëtarët e ‘Mbrojtjes civile’ nuk ka guxuar të dalë së bashku me popullin, pikërisht për shkak të ndalesës që e kanë nga ana e Beogradit”, konsideron Jakshiq.

Ai ka theksuar nuk pret ndonjë revoltë të pjesëtarëve të “Mbrojtjes civile”, përveç në rast se ata lihen në rrugë dhe kjo u krijon probleme materiale. Një gjë e tillë, sipas tij, ka ndodhur edhe me një numër të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët, javë më parë, kanë protestuar për shkak të mospërfshirjes së tyre në institucionet e Kosovës, pas shpërbërjes së strukturave të sigurisë së Serbisë në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje