Kryesore

Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani

20.03.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian: Francë dhe Gjermani. Të dyja shtetet ia kanë refuzuar kërkesën . Ragip Mustafa kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore. Kërkonte të operohej në zemër.  Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë. Atë kohë kryeministri nuk kishte shprehur ndjeshmëri për valën e migrimit. Kishte thënë se ata që po largohen kanë iPhone, para e rroga të mira.

Ragip Mustafa ishte në pritje të përgjigjes nga shteti gjerman nëse do t’i pranohej azili, në kohën kur Garda Federale në Berlin ishte rreshtuar për ta nderuar vëllanë e tij, që është kryeministër i Kosovës.

Udhëtimi i vëllezërve Mustafa në qershor të vitit të kaluar ishte i njëkohshëm, por i realizuar në rrugë tjera.

Ragipi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani me valën e refugjatëve, derisa Isa po vizitonte Berlinin, për herë të parë në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Nikoqirja gjermane, Angela Merkel ia kishte bërë të qartë Isa Mustafës se azilkërkuesit kosovarë nuk kanë shanse për azil në Gjermani.

“Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani nuk kanë shanse për azil, sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive. Ndaj me kryeministrin kemi rënë dakord që të mbështesin sa më shumë zhvillimin e Kosovës në mënyrë që problemet e tyre të zgjidhen në Kosovë dhe njerëzit të mos detyrohen të ikin në vendet e tjera”, kishte thënë Merkel.

Kjo e prekte direkt vëllanë e Mustafës, Ragipin që po kërkonte azil për shkaqe shëndetësore. I duhej operacion në zemër.

Azilkekuesi është detyruar që pas disa ditësh të largohet nga Gjermania, pasi autoritetet ia kishin refuzuar kërkesën. Duhej të kthehej në Francë, në vendin që kishte kërkuar fillimisht azil.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit me Merkel, zotohej për kushte të mira për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kosova është vend i sigurt dhe ne do t’i zgjidhim problemet tona, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët”, kishte thënë ai.

Megjithatë, kushtet prej atëherë nuk janë përmirësuar. Veçanërisht sistemi shëndetësor.

As qeveritarët e mëhershëm e as qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, që nga dhjetori i vitit 2014, nuk kanë bërë lëvizje drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Kritikat më të mëdha qeverisjes i drejtohen për keq menaxhimin e spitalit më të madh publik në vend, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ky spital nuk ka kapacitetet për të trajtuar sëmundjet e rënda dhe pacientët rekomandohen për shërim jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë është kritikuar në vazhdimësi për keq menaxhim të fondit për shërim jashtë vendit. Shuma e këtij fondi nuk mbulon nevojat që kanë të sëmurët nga zemra, kanceri e sëmundje tjera.

Pacientët me sëmundje të rënda vazhdojnë të kërkojnë ndihmë financiare nga qytetarët vullnetmirë pasi që shteti nuk ia ofron mundësinë për shërim jashtë vendit.

Rrugëtimi i Ragip Mustafës

Vëllai i kryeministrit Isa Mustafa ka migruar vitin e kaluar ilegalisht nëpërmjet Serbisë për të hyrë në Hungari, në shtetin e parë të BE-së. Ai kishte shkuar në Francë. Kishte kërkuar azil për shkak të problemeve shëndetësore.

Shteti francez ia kishte refuzuar kërkesën.

Ai kishte shkuar pastaj në Gjermani. Edhe shteti gjerman ia ka refuzuar kërkesën sepse sipas rregullave të Bashkimit Evropian, kur një shtet anëtar i refuzon dikujt kërkesën për azil, kjo vlen për të gjitha shtetet tjera.

Gjermania i kishte thënë se duhej të kthehej në Francë.

Insajderi ka siguruar aplikacionin e Mustafës për azil në Gjermani. Në të jepen të dhëna të shumta për të, për kohën kur ka hyrë në shtetin gjerman, rrugën që ka bërë, etj. Aty saktësohet se në Hungari ,si shteti i parë i BE-së, kishte hyrë nga Serbia.

Mustafa (1958), aplikimin për azil e ka bërë në qytetin Rheinland Pfalz në Gjermani më 22 qershor 2015.

Në dokumentin e aplikimit për azil shënohet se i  njëjti më 2014 ka bërë kërkesë për azil në Francë.

Shtrimi në spital

Burime nga qendra për azil i kanë treguar Insajderit se Ragip Mustafa kishte treguar se është vëllai i kryeministrit të Kosovës.

Insajderi ka mësuar se për shkak të gjendjes shëndetësore, Ragip Mustafa ishte shtrirë në spitalin Charité në Berlin. Kishte qëndruar dy ditë.

Pas trajtimit, ai duhej të kthehej në Trier, Francë që ishte vendi i parë ku kishte kërkuar azil.

“Nuk e kemi parë më. Vetëm është zhdukur. Thuhej se ishte transferuar në Francë”, kanë thënë burime.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka refuzuar të komentojë aplikimin për azil të vëllait të tij. Zyra e kryeministrit për më shumë se tri javë nuk është përgjigjur në pyetjet e Insajderit.

Por burime nga Qeveria kanë thënë se vendimin për të mos u përgjigjur kryeministri Mustafa e ka marrë pasi që vajza e Ragip Mustafës ka mohuar se i ati i saj kishte kërkuar azil në Gjermani.

Ajo i ka thënë kryeministrit se babai i saj, Ragipi, ka qenë vetëm deri në Hungari.

Insajderi nuk ka mundur të flas me Ragip Mustafën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është kthyer tashmë në Kosovë.

Isa Mustafa ishte vënë në thumb të kritikave në kohën e valës së refugjatëve për shkak të një deklarate të tij. Ai kishte thënë se azilkërkuesit kanë iPhone, e Samsunga të shtrenjtë.

“Nuk e kam parë fare të arsyeshme të shkoj në Stacion të Autobusëve. Unë nuk e di se çfarë po ndodh me këto imigrime. Njerëzit që po ikin kanë iPhone, kanë para dhe kanë pasur rroga të mira”.

Me këtë valë refugjatësh ishte larguar edhe vëllai i kryeministrit, Ragipi. Me gjithë përpjekjet, Ragip Mustafa nuk ka mundur të operohet jashtë vendit siç kishte bërë vëllai i tij, kryeministër.

Në vitin 2010, Mustafa ishte operuar në një spital modern në Belgjikë. Kishte vendosur disa Bypass.

Asokohe Mustafa ishte kryetar i Prishtinës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

Tromp: Raporti i britanikëve fortë me rëndësi për Thaçin dhe të tjerët para vendimit

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës