Vëllai i biznesmenit të Kosovës i shpëtoi tragjedisë ajrore në Shkup

E publikuar: 07/09/2016 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vëllai i biznesmenit, Visar Begaj ,nga Kosova i cili vdiq në një aksident ajror pranë Velesit, i ka shpëtuar tragjedisë në momentin e fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Kurir.

Sipas informacioneve të fundit, në avion ishin katër italian dhe dy qytetarë të Kosovës, por informacioni i saktë është se të gjithë pasagjerët dhe piloti ishin italian, vetëm një pasagjer ka shtetësi të dyfishtë, Kosovë dhe Itali.

Vëllai i biznesmenit, transferimin e tij e ka anuluar dhe në minutën e fundit ai ka kaluar në një tjetër avion që fluturonte për në Zagreb dhe është dashur të arrijë në Prishtinë në të njëjtin takim.

Të vdekurit do të varrosen në Itali, dhe shtetasi i Kosovës do të varroset në Kosovë