Vedat Muriqi në depresion: Jam pothuajse i vdekur mendërisht

E publikuar: 21/11/2021 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi mposhti mbrëmë Lazion e Vedat Muriqit me rezultat 2-0, falë dy golave nga mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Në këtë ballafaqim për më shumë se 30 minuta u aktivizua edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shenjë në këtë takim.

Një fans i Lazios shkroi në Twitter se nuk funksionoi, teksa etiketoi edhe Muriqin.
Nuk mungoi edhe përgjigja e sulmuesit prizrenas, i cili tha se është pothuajse i vdekur moralisht.

“Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje vëllai im, pirati juaj është pothuajse i vdekur (mendërisht)”, shkroi Muriqi.