S.K, 60 vjeçar është goditur dje nga një veturë në Prizren.
Ai ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës pëe Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.“Nga QKUK me datën 06.01.2025 policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka thënë ai.
Sipas Bytyqit, ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dërgohet në mbajtje.
Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes Arbana e ka godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.
Këmbësori ishte goditur me pasqyrën e majtë të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje.