Vdes “Kapedani”. Aktori Albert Verria në moshën 79-vjeçare

17.08.2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vdes “Kapedani”. Aktori Albert Verria në moshën 79-vjeçare

“Artisti i Popullit”, Albert Verria u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Të gjithë e njohin si “aktori vlonjat”, por ai ka lindur në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria. Në Fier mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli.

Në 1959, kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria fitoi studimet dhe u diplomua me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës.  Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjisor në disa shfaqje të ndryshme. Ishte vetëm 36 vjeç në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo te filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë.

Kaporal Pelegrini te “Në fillim të verës”, Kopi tek filmi “Rrethimi i vogël”, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”, janë disa prej roleve që e bënë atë një aktor mjaft të dashur për publikun.

Para pak muajsh, Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar, me një rol në filmin “Contromano. Personazhi që do të luante ishte një 80 vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve. Por ai nuk mundi ta realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)