Vdes foshnja në QKUK, policia nis hetimet

E publikuar: 20/01/2024 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnje e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka vdekur dje.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetime. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“QKUK 19.01.2024 – 09:00. Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.