Vdes 19-vjeçari pasi goditet nga vetura në Kodër të Trimave

E publikuar: 05/08/2022 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura, ku si pasojë e plagëve të marra një 19 vjeçar ka humbur jetën, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!