Vdekja tragjike e Liman Musliut, bashkëluftëtari nuk përmbahet live në emision, shpërthen në lotë

E publikuar: 11/11/2024 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liman Musliu, ish-pjesëtar i UÇK-së ka vdekur teksa po punonte një punë të dytë në ndërtimtari për t’i përballuar kushtet e jetesës, pasi puna si pjesë e FSK-së nuk ishte e mjaftueshme.

Lajmi për vdekjen e Limanit ka tronditur opinionin publik.

Në emisionin “Frontal” të T7, të hënën ishte i ftuar Xhevat Ramaj, bashkëluftëtar i Limanit në Brigadën 110 “Adem Jashari”.

Ai është emocionuar teksa ka folur për vdekjen e shokut të tij, duke thënë se nuk ka besuar fillimisht.