Vdekja e policit në Pejë, flasin familjarët (Foto)

E publikuar: 21/09/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mujedin Spahiu është polici i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

Djali i axhës së tij, Rifat Spahiu ka përshkruar në detaje se çka ka ndodhur një ditë më parë.

Sipas tij, Muhedini të martën pas orës katër pasi e ka kryer ndërrimin e punës në polici është kthyer në shtëpi ku edhe ka lënë disa letra dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

“Ai është gjetur i vdekur në veturën e tij të tipit Golf 2 në një fushë në Vitomiricë”, ka theksuar Rifati.

Edhe djali tjetër i axhës së Muhedinit, Fadili ka treguar për Klan Kosovën për vendin ku u gjet trupi i të afërmit të tij.

 Familjarët po ashtu kanë bërë të ditur se ai është gjetur pa shenje jete i veshur me uniformë të policisë si dhe vdekja e tij është shkaktuar nga arma zyrtare.

Polici i Kosovës, Muhedin Spahiu ishte 46 vjeçar dhe pas vetes ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër. /klankosova/