Vazhdon vizita e zëvendëskryeministrit Bettel në Kosovë, sot takohet me Kurtin

E publikuar: 05/11/2024 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se takimi fillon në orën 13:00.

Ndërkohë, mediat mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit, derisa nuk është bërë me dije nëse do të ketë konferencë për media.