Vazhdon tortura për mërgimtarët, 6 orë pritje në Merdare

E publikuar: 05/01/2019 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po vazhdojnë pritjet e gjata për mërgimtarët që ishin në pushim në Kosovë, ku kolonat shënojnë gjatësi kilometërshe.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 6 orë, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë.

Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta./lajmi.net