Lajmet

Vazhdojnë tarifat e zbritura të automjeteve për diasporën

10.07.2016 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vazhdojnë tarifat e zbritura të automjeteve për diasporën

Tarifat e sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë do të vazhdojnë të jenë të zbritura për 50 për qind për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike.

Sigurimi kufitar i auto-përgjegjësisë është sigurim, i cili është i obliguar me ligj për të gjitha mjetet motorike me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë të obliguar ta paguajnë këtë tarifë kur hyjnë në territorin e Kosovës për shkak se kjo e fundit nuk është ende anëtare e byrove të Kartonit të gjelbër.

Drejtori i Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankës Qendrore të Kosovës Nexhat Miftari, tregon për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për uljen e këtyre tarifave i marrë vitin e kaluar, do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.

“Vendimi për zbritjen e tarifave të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike, është akoma në fuqi deri në vendimin e ardhshëm. Bashkatdhetarët tanë janë të interesuar që edhe në Kosovë të vlejë kartoni i gjelbër, pasi që sikur kjo të vlente, ata nuk do të kishin pasur nevojë të paguajnë sigurimin kufitare, por që kjo aktualisht nuk mund të realizohet dhe se çdo individ, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë policë të sigurimit të vlefshme për territorin e Kosovës”, sqaron Miftari.

Ky vendim, që kishte hyrë në fuqi vitin e kaluar, ka lehtësuar barrën financiare të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët gjatë sezonit të verës vijnë në Kosovë për pushime.

Por, që zbritja për 50 për qind e tarifave të sigurimit kufitar të auto -përgjegjësisë për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike, thuhet t’u ketë shkaktuar dëme financiare kompanive të sigurimit.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, tregon për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht dëmeve financiare që u ka shkaktuar ky vendim kompanive të sigurime, ai do të mbetet në fuqi si i tillë.

“Janë shkaktuar dëme financiare, por ne jemi pajtuar me këtë zbritje pasi që bëhet fjalë për bashkatdhetarët tanë. Nga këto zbritje që ishin bërë vitin e kaluar, ne kemi pasur mbi 30 mijë automjete më shumë, të cilat kanë hyrë në territorin e Kosovës”, bën të ditur Pacolli.

Personat që hyjnë në Kosovë me auto-vetura duhet të paguajnë 15 euro për qëndrimin prej 15 ditësh. Ndërkaq, qëndrimi për një vit kap vlerën e sigurimit prej 205 eurosh. Këto tarifa janë dukshëm më të larta për autobusë dhe kamionë me mbi një ton.

Për, qytetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në Kosovë pritet të organizohen aktivitete të shumta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se aktivitete do të mbahen nën fushatën “Ti je pjesë e atdheut”. Në fokus do të jetë regjistrimi i diasporës dhe mësimi i gjuhës shqipe në diasporë.

“Hapja e fushatës do të bëhet të shtunën ku do të bëhet prezantimi i mbi 250 aktiviteteve të ndryshme. Në këtë vit jemi përqendruar që të kemi një variaritet më të madh të këtyre aktiviteteve, jemi konceptuar që të kemi më shumë aktivitet për të rinj. Janë dy kampe, të cilat do të mbahen. Të rinjtë e diasporës do të njoftohen me historinë, gjuhën dhe çfarëdo që ka të bëjë me identitetin kombëtar shqiptar”, shpjegon Pustina.

Në disa komuna të Kosovës, përveç aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive, janë shtuar kapacitetet edhe sa u përket shërbimeve komunale, duke punuar me orar të zgjatur, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u krijohen lehtësi për kryerjen e procedurave komunale për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme që u nevojiten.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik