Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale, i konfiskohet telefoni ish-komandantit të Brigadës 122 të UÇK-së

E publikuar: 17/11/2023 21:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I është konfiskuar telefoni ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur, djali i ish-komandantit të Brigadës 122, Andin Kryeziu në një postim në rrjetin e tij në Facebook.

“Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast i’u konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai.

Djali i ish-komandantit të Brigadës 122 të UÇK-së, Andin Kryeziu ka thënë për RTKLive se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit i është konfiskuar.

Sipas tij, personat që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.

Më tutje ai ka thënë se, babai i tij nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Sepciale.