Varhelyi mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për targat

E publikuar: 24/11/2022 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varhelyi ka thënë marrëveshja ishte e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e situatës, dhe se sipas tij, tani duhet të vazhdohet me negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Marrëveshjen për targat e njoftoi dje përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Sipas marrëveshjes, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve