Lajmet

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

19.06.2026 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë mjaft e fuqishme e nxehtësisë tropikale po vazhdon të “prekë” Evropën me fokusim të veçantë në Francë dhe Spanjë duke mos anashkaluar edhe Gjermaninë, Zvicrën, jugun e Britanisë së Madhe dhe Italinë.

Valët e nxehtësisë po bëhen pak më të shpeshta në Evropë viteve të fundit, por kjo këtë vit ka nisur më herët në sezonë dhe madje është vala e dytë për këtë sezonë.

Një masë mjaft intensive të nxehtit Afrikan e ndihmuar nga sistemi i fuqishëm ajror anticiklonik po depërtonë në Spanjë dhe Francë dhe rajonet përreth dhe do të intensifikohet edhe në shumë gjatë ditëve të ardhshme duke arritur kulminacionin javën tjetër.

Fatmirësisht në rajonin tonë priten temperatura optimale dhe nuk pritet që energjia e madhe e nxehtësisë të arrijë edhe në territoret tona të paktën njëherë për njëherë, megjithatë priten ditë mjaft të nxehta edhe te ne sidomos në pjesë të Shqipërisë mesdhetare, por të paktën njëherë për njëherë nuk pritet nxehtësi ekstreme.

Në qendër të vëmendjes nga kjo valë e fuqishme e nxehtësisë do të jenë Spanja dhe Franca ku temperaturat në Spanjë do të arrijnë deri në 44 gradë Celsius të paktën, ndërsa në Francë të paktën deri në 42 gradë Celsius.

Ajri i nxehtë do të jetë për shumë ditë i bllokuar në këto dy shtete dhe shtetet përreth ku herë pas here do të kap edhe Italinë, Gjermaninë, Portugalinë etj. shumë rajone në afërsi duke mos anashkaluar edhe jugun e Britanisë së Madhe, por më së shumti do të goditën Spanja dhe Franca.

Kjo valë nxehtësie do të zgjasë me ditë të tëra dhe eventualisht mund të ndodhë që të përhapet edhe në pjesët tjera të Evropës dhe në fund të përfshijë edhe Ballkanin dhe viset tona, por kjo do të varet nga gjendja sinoptike gjatë javës së ardhshme. Për momentin ende mbetet enigmatike se si do të evoluojë gjendja apo ecuritë e masave ajrore gjatë javës tjetër.

Përderisa Spanja dhe Franca do të goditën mjaft intensivisht dhe po ashtu edhe shumë shtete në afërsi, në viset tona kënaquni me temperatura ende të përballueshme.

Gjendja sinoptike do të jetë mjaft interesante edhe për Evropës edhe për viset tona sidomos nga fundjava dhe java e re dhe ne do të jemi duke e ndjekur zhvillimet dhe për çdo rast do të njoftoheni në postimet tona të përditshme.

Në shumë pjesë të Evropës kjo nxehtësi do të jetë edhe një “karburant” shtesë për zhvillimin e stuhive të fuqishme verore që mund të shkaktojnë edhe dëme materiale, por njëherë për njëherë fokusi kryesor është te temperaturat afrikane. /MeteoBallkan

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë