Tech

Vala me ofertë speciale për liberalizimin e vizave, vetëm 1.99 euro në ditë në vendet evropiane

04.05.2016 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vala me ofertë speciale për liberalizimin e vizave, vetëm 1.99 euro në ditë në vendet evropiane

Shfrytëzimi i internetit për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian për klientët e Vala-s do të kushtojë vetëm 1.99 euro në ditë. SMS-të do të kushtojnë vetëm 10 cent, ndërsa një minutë bisedë 40 cent. Pra, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka nevojë të ndërrojë numrin, pasi çmimet e Vala-s janë shumë të pranueshme.image

Telekomi i Kosovës, Vala, lansoi sot një superfertë për klientët e saj, në përgjigje të lajmit të shumëpritur që u dha para disa orësh për liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, që do të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë nevojë të marrin numra të telefonit mobil të vendeve që vizitojnë, pasi operatori numër një në vend, Telekomi i Kosovës, ka krijuar lehtësira të jashtëzakonshme.

Me vetëm 1.99 euro në ditë, mund të shfrytëzohet interneti dhe telefonia e Telekomit të Kosovës, një çmim që është vlerësuar shumë i përshtatshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e vendit tonë.

“Ka disa kohë që po përgatitemi për këtë lajm të jashtëzakonshëm për qyetatarët e Kosovës, të cilët më në fund mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian. VALA tashmë kompleton ofertën e saj për internet në Roaming duke filluar me pako 1 ditore, 4 ditore dhe 10 ditore me operatorë të përzgjedhur anekënd Evropës dhe më tepër. Oferat vlejnë për të gjithë konsumatorët e Vala-s, me parapagim dhe ata me faturë mujore (Prepaid dhe Postpaid)”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, ofertat e Vala-s, janë të ndara konkretisht në 3 zona.



Zona A përfshin regjionin me operatorët e përzgjedhur në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Bullgari. Ofertat fillojnë nga 1.99 Euro për 60 MB internet, për 1 ditë shfrytëzimi.

Ofertat tjera janë për periudhën 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet se dërgimi i një SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro. Oferta vlenë vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

Zona B përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë si Austri, Gjermani, Kroaci, Slloveni, e vende tjera. Ofertat fillojnë nga 2.99 Euro për 60 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet gjithashtu se edhe në këtë zonë, dërgimi i SMS kushton vetëm 0.10 Euro, ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro. Oferta vlenë vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

Zona C përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë dhe Amerikë. Ofertat fillojnë nga 5.99 Euro për 30 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore.

“Pakot janë dizajnuar që të kënaqin klientët në Evropë dhe pjesët tjera të botës. Me Telekomin e Kosovës, vizitat nëpër vendet e Bashkimit Evropian, tashmë janë më të lehta, sepse komunikimi me Kosovën nuk ka nevojë të shkëputet. Evropa është më afër me Vala”, theksoi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje