Vala bën diferencën, mbulon me 3G dhe 4G Kosovën

28.04.2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Vala ka zyrtarizuar projektin 3G dhe 4G, duke buluar gjithë Kosovën me internet të shpejtë. Projekti ka kushtuar gati 35 milionë euro. Gjithashtu, sot është lansuar pakoja për të rinjtë “N’Trip” me një çmim prej 2.99 euro, ku përfshihen dhe 2 gigabajt internet, bisedë të pakufizuar dhe 500 SMS.

Operatori publik VALA lansoi sot projektin e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, duke mbuluar shumicën e territorit të Kosovës, me një projekt që i ka kushtuar kompanisë rreth 35 milionë euro.

Ky projekt bën diferencën, pasi VALA ka instaluar teknologjitë më të reja në vend dhe me numër shumë herë më të lartë se operatorët konkurrentë, çka garanton cilësi dhe shpejtësi në internet.Displaying Lansimi i 4G_1.JPG

Projektin e shpalli të përfunduar Drejtori Menaxhues Agron Mustafa, i cili tha se i kanë gati një numër të pakufizuar të sim-kartelave për përdoruresit e internetit.

“Që nga sot të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë internetin e shpejtë 3G dhe 4G kanë në dispozicion sasi ta palimituara të simkartelave. Ky është një projekt që bën diferencën për shkak se kemi investuar teknologjitë më të reja krahasuar dhe me vendet më të zhvilluara. Projekti 3G dhe 4G i ofrohet pothuajse gjithë popullatës së Kosovës”, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues në PTK.

VALA ka instaluar në territorin e vendit gjithsejt 125 stacione antentash që do të ofrojnë internet 4G, ndërsa vetëm në Prishtinë janë 25 stacione. Me internet 4G është mbuluar 75 përqind e popullatës së vendit, derisa me internet 3G është i mbuluar gati 90 përqind e territorit të vendit, të cilët mund të furnizohen me internet nga 231 stacione të antenave.

“Është një mbulueshmëri e paparë deri më tani. Presim vetëm që organi rregullator,  ARKEP të japë në shfrytëzim brezin frekuencor për të cilin i kemi të buxhetuara paratë prej vitesh. Presim që ARKP të veprojë shpejt në mënyrë që të ofrojmë shërbim sa më të mirë”, bëri të ditur Mustafa.

Nga ana e tij, zëvendëpresidenti i Alkatel Lucent për Evropën Qendrore dhe Jugore, konfirmoi se PTK/Vala është plotësisht e gatshme që t’u ofrojë të gjithë konsumatorëve të saj 3G dhe 4G.

“Mund të konfirmoj se teknololgjia më e avancuar tashmë është e instaluar në VALA, tekonolgji kjo që përkrah fuqishëm shërbimet 3G dhe 4G. Jemi të krahasueshëm me teknologjinë e operatorëve në vendet si SHBA dhe Gjermani, etj”,  deklaroi Roberto Loiola, zëvendëspresident i Alcatel-Lucent.

VALA promvoi gjithashtu edhe një pako për të rinj, e cila quhet N’trip dhe që kushton vetëm 2.99 euro. Me këtë çmim mund të bisedohet pakufi brenda rrjetit dhe janë në dispozicion 500 sms dhe 2 gigabajt internet.

Ndërsa me çmim prej 4.99 euro ofrohet dyfishi i tyre, bisedë e pakufizuar, 1000 sms dhe 3 gigabajt internet 3G dhe 4g.

“Ky është një çmim modest dhe i pranushëm për të rinjtë tanë’, pohoi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Kjo teknologji e rikonfirmon VALA-n edhe një herë si lider jo vetëm në tregun e Kosovës, por në të gjitha hapësirat shqiptare, pasi është operatori i parë që lanson 4G.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ferati reagon pas aksidentit tragjik në Shushicë: Fatkeqësi që na mërzit të gjithëve

Ferati reagon pas aksidentit tragjik në Shushicë: Fatkeqësi që na mërzit të gjithëve

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Gjini: Aleanca funksionalizon strukturat e reja pas zgjedhjeve të brendshme

Gjini: Aleanca funksionalizon strukturat e reja pas zgjedhjeve të brendshme

Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Paunoviq me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

Shtatë vjet burgim ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, Gjykata urdhëron kompensimin e 195 mijë eurove

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Njësitë speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Njësitë speciale të Policisë trajnohen për kërkim-shpëtim në ujë dhe zhytje

Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Rrugët janë më të ngarkuara, kujdes i shtuar në komunikacion

Haradinaj ngushëllon familjet e tre viktimave: Rrugët janë më të ngarkuara, kujdes i shtuar në komunikacion

Gjini takohet me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gjini takohet me Bordin e ZRRE-së: Nevojiten vendime strategjike për të garantuar sigurinë energjetike

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

Gucati pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari: Kushdo që fyen UÇK-në dhe veteranët do të përballet me padi

KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

KPK vendos: Refuzohen kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Çfarë përfiton Prishtina nga Sunny Hill Festival?, flasin nga komuna dhe Unioni i Turizmit

Çfarë përfiton Prishtina nga Sunny Hill Festival?, flasin nga komuna dhe Unioni i Turizmit

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë

Zemaj i bën thirrje kryetarit të LDK-së të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm: T’i hapim rrugë fitoreve të partisë