Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

E publikuar: 26/11/2020 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vaksina anticovid mund të shpërndahet në Evropë duke nisur që nga mesi i muajit dhjetor.

Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95% nga virusi Covid-19.

Ai theksoi se gjithçka varet edhe nga kërkesat që do të merren në lidhje me vaksinën.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Evropë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.

Sakaq zyrtarët dhe kompanitë private janë të gatshëm t’i shpërndajnë vaksinat