Ushtarët e KFOR-it trajnohen për kontrollimin e trazirave të turmave

E publikuar: 26/12/2024 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave të turmave.

Trajnimi u krye me sukses në poligonin e qitjes në Kçiq.

Në një deklaratë, KFOR-i u shpreh se trajnimi siguron gatishmëri operacionale dhe u mundëson ushtarëve të jenë të gatshëm për të kryer çdo mision.

Sipas tyre, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të  qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.