Ulja e bursave, studentët thonë se 100 euro mjaftojnë për të blerë të gjitha librat e Vitit Akademik

E publikuar: 05/01/2018 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e bursave nga 600 në 500 euro përveç që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek studentët përfitues të kësaj burse, i ka lënë ata edhe me disa mungesa nga ulja e kësaj shume.

Gjatë ditës së djeshme në një letër të hapur drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bursistët shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë fakt.

Ata bën të ditur se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të takohet me ta gjatë ditës së shtunë për të diskutuar për këtë problem,raporton lajmi.net

Mirëpo, kjo shumë prej 100 eurosh e hequr nga bursa e studentëve po del të jetë e mjaftueshme për studentët të cilët me ato para sigurojnë pajisjet bazë të studimeve.

Drilon Berisha, përfaqësues i studentëve bursistë, ka thënë për lajmi.net se kjo shumë është e mjaftueshme për ta për të blerë të gjitha librat gjatë një viti akademik prej 10 muajsh, sipas tyre kjo përveq që shkakton dëme studentëve ndikon edhe në uljen e integritetit të tyre si studentë.

“Kjo ndikon ne uljen e integritetit si studentë, dhe 100 euro per studente nuk janë pak sepse së paku në Fakultetin Ekonomik, 100 euro vlejne per te blere gjitha librat gjatë nje viti Akademik prej 10 muajsh”, thotë përfaqësuesi i studentëve bursistë.

Gjatë ditës së shtunë kryeministri Haradinaj do të takohet me këta studentë për të ndëgjuar shqetësimet e tyre, pas letrës së hapur drejtuar pikërisht të parit të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/