Duket se zyrtarët e lartë të AAK-së i kanë ulur përfundimisht “armët” karshi ish kryetarit të PDK-së, aktualisht presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Por, jo vetëm me të, por edhe me kryetarin aktual të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarët tjerë të lartë të PDK-së, AAK-ja tashmë i ka ulur tensionet.
Nëse para pak muajsh flitej për “tradhti”, sot gjërat kanë ndryshuar.
Kjo e vërtetë e madhe u faktua edhe dje në Rahovec, në hapjen e festivalit të rrushit “Hardh Fest”, shkruan lajmi.net.
Në hapjen e këtij festivali mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm po ashtu edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetë të partisë së tij, dhe kryetar komunash që drejtohen nga AAK.
Në një fotografi shihen kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj (AAK) dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK) bashkë me presidentin Thaçi.
Që të tre duken të relaksuar dhe të buzëqeshur.