Ukraina shkëmben të burgosurit me Rusinë

E publikuar: 30/04/2022 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ukraina mori pjesë të shtunën në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Sipas medieve të huaja, shtatë ushtarë ukrainas dhe shtatë civilë u rimorën, duke përfshirë një grua që është pesëmuajshe shtatzënë.
Megjithatë, Vereshchuk nuk potencoi se sa ishte numri i rusëve të transferuar.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Të enjten, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë./ImfoSOt/