
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren. Kjo sepse ata u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të Inspektoratit Policorë.
Me urdhër të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.