Tymosi nargjile derisa qëndronte lartë me pajisjen që lëshon ujë me presion (Video)

E publikuar: 13/12/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turisti i paemëruar që ndodhej në një bregdet të Greqisë, ka qëndruan në mbi dy metra lartësi, teksa balancohej në pajisjen që lëshon ujë me presion.

Por, megjithëse është vështirë të qëndrohet në atë pozitë, ai edhe tymoste nargjile, sikur të jetë në ndonjë ambient të zakonshëm, transmeton Telegrafi.

“Për dikë nuk mjafton vetëm pajisja për qëndrim lart, apo vetëm shisha, por të dyja së bashku”, është komentuar gjesti tij i pazakontë.

Në anën tjetër, nuk rekomandohet të provohet një veprim i tillë, pasi mund të ketë pasoja të konsiderueshme prej nargjiles së ndezur. /Telegrafi/