Turqia rrëzon një avion luftarak rus

24.11.2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Turqia rrëzon një avion luftarak rus

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Incidenti rrezikon të rrisë tensionin ndërkombëtar për Sirinë e shkatërruar nga lufta. Rusia është mbështetëse e madhe e qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia, një anëtare e NATO-s, është kundërshtare e zëshme e tij.

“Avioni rus Su-24 është rrëzuar sepse ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, pavarësisht paralajmërimeve”, ka thënë presidenca turke.

Zyrtarët turq kanë thënë se dy avionë F16 kanë paralajmëruar aeroplanin rus dhjetë herë përpara se ta qëllojnë.

Rusia ka konfirmuar se avioni i saj është rrëzuar në Siri, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka thënë se ai “me sa duket” është goditur nga granatimet prej tokës. Ministria ka thënë se “aeroplani ka qenë mbi territorin sirian gjatë fluturimit” dhe se do ta dëshmojë këtë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bëhet fjalë për një “incident shumë serioz”. “E dimë me siguri se aeroplani ka qenë në hapësirën ajrore të Sirisë, mbi territorin sirian”, ka thënë Peskov.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë, porse fati i tyre duhet të konfirmohet.

Mediat turke kanë raportuar se njëri nga ta është kapur nga rebelët që luftojnë forcat besnike të Assadit.

NATO ka thirrur për sot një takim të veçantë me kërkesë të Turqisë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se avioni është rrëzuar në rajonin e Maleve Turkmene, në provincën bregdetare të Latakias, e cila kufizohet me Turqinë.

Vendi i rrëzimit
Vendi i rrëzimit
Rusia i ka ofruar qeverisë së Assadit mbështetje ushtarake dhe diplomatike gjatë gjithë konfliktit civil në Siri, i cili zgjat për më shumë se katër vjet. Moska ka rritur përfshirjen e saj më 30 shtator, duke filluar një fushatë të sulmeve ajrore, e cila ka në shënjestër kundërshtarët e Assadit.

Turqia, e cila, ashtu si edhe vendet perëndimore, do largimin e Assadit nga pushteti, e ka cilësuar fushatën bombarduese ruse si lëvizje për të mbështetur presidentin sirian. Zyrtarët turq thonë se ofensiva ka zhvendosur po ashtu mijëra sirianë turkmenë.

Rusia këmbëngul se fushata e saj ajrore ka për qëllim mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët po ashtu janë cak i sulmeve ajrore nga një koalicion që udhëheq SHBA-ja.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një avioni rus të pasagjerëve në Egjipt, më 31 tetor. Të 224 njerëzit në bord kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi.

Avionët luftarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar zemërim tek autoritetet turke.

Ushtria turke, muajin e kaluar, ka rrëzuar po ashtu një dron, prodhim rus, i cili ka hyrë në hapësirën e saj ajrore. Moska ka mohuar se droni u ka takuar forcave të saj.

Në muajin tetor, organi qeverisës i NATO-s, Këshilli Veri-Atlantik, ka paralajmëruar Moskën se ballafaqohet me “rrezik ekstrem” kur dërgon avionë në hapësirën ajrore të Turqisë, transmeton rel.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Turqinë më 25 nëntor, në përpjekje për të përmirësuar lidhjet dhe për të ngushtuar dallimet midis dy vendeve në lidhje me konfliktin në Siri. (v.tela)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Tahiri “thumbon” Abdixhikun: Deputetët janë sovran, ka mbaruar koha kur partia përcakton votën e tyre

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Afati i dytë hap mundësinë e madhe për studime në Kolegjin AAB – mijëra studentë, zgjedhja e parë: AAB!

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

PDK dhe Aleanca: Kurti po e bllokon formimin e institucioneve

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit