Turizmi në Shqipëri: 200 mijë kosovarë, 100 mijë të huaj

25.07.2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Turizmi në Shqipëri: 200 mijë kosovarë, 100 mijë të huaj

Në dhjetë ditëshin e fundit të korrikut është shtuar ndjeshëm numri i pushuesve nga Kosova në bregdetin shqiptar.

Aktualisht nga Velipoja deri në Sarandë mendohet të jenë më shumë se 200 mijë turistë nga Kosova dhe rreth 100 mijë të huaj

Ardhja në bregdetin shqiptar e pushuesve nga Kosova në këto ditë të fundit të korrikut ka shënuar shifra rekord. Flitet për 200 mijë e më shumë turistë.

Në pikën që lidhë Kosovën me Shqipërinë, në Morinë të Kukësit, kolonat e automjeteve duken të jenë kilometrike. Përpunimi kufitar ende lë shumë për të dëshiruar. Çdo pritje bëhet e bezdisshme në këto ditë përvëluese nga temeraturat e larta.Pavarësisht kësaj, turistët shprehen të kënaqur.

Plazhet poashtu, tashmë janë të mbipopulluara. Vihet re një rregull më i mirë. Bien në sy rojet e plazhit, nuk mungojne kabinat e zhveshjes, ka dhe banjo publike.
Sipas statistikave të operatorëve turistikë, plazhi më i populluar është Velipoja.

Nëse familjarët përzgjedhin Velipojën, Shëngjinin dhe Durrësin, të rinjët më tepër parapelqejnë ujërat e bregdetit Jon.

Edhe turistët e huaj, në këtë verë duket të jenë në numër më të madh. Ata përveç rivierës bregdetare vizitojnë qytetet e lashta si Beratin, Gjirokastrën, Krujën e të tjerë.

Grafiku i çmimeve në krahasim me fillimin e muajit korrik është dukshëm më i lartë. Në plazhet e Adriatikut, apartamentet me dy dhoma gjumi dhe kuzhinë kanë një çmim prej 20 deri 40 euro, ndërsa në plazhet e Jonit nga 30 deri 50 euro për një natë. Ushqimet janë me çmime mesatare dhe të përshtatshme për verën turistike. /rtk/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë

Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë