Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një hotel në qendër të qytetit të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë shtetasja M. A., 58 vjeçe, banuese në Malajzi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur në tualetin e hotelit u gjet trupi i saj i pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja ka pësuar një arrest kardiak.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
DVP Shkodër/Informacione paraprake
Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.