Trump e shkarkon Rex Tillerson nga pozita, ky do jetë sekretari i ri i shtetit

E publikuar: 13/03/2018 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Amerikës, Donald Trump e ka shkarkuar nga pozita e sekretarit të shtetit amerikan, Rex Tillerson.

Me një njoftim zyrtar, Trump njofton se Mike Pompeo do të jetë sekretar i ri i shtetit.

“Faleminderit për punën fanatstike që ka bërë dhe shërbimin e tij. Por, që nga sot Mike Pompeo do të jetë sekretar i ri i shtetit” thuhet në njoftimin e Trump./Indeksonline/