Triumfi në finalen e madhe të Tiranës, Jose Mourinho shënon suksesin e jashtëzakonshëm në karrierë

E publikuar: 26/05/2022 00:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma është fituese e trofeut të Ligës së Konferencës në edicionin e parë të kësaj gare madhore evropiane.

Skuadra romake është përballur sonte në finalen e kësaj gare me holandezët e Feyenoordit.

Finalja e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, përkatësisht në “Air Albania” i takoi Romës 1:0.

Me këtë finale të fituar, trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka regjistruar edhe një sukses madhor në karrierën e tij.

Liga e Konferencës është trofeu i tij i pestë evropian pas dy titujve të Ligës së Kampionëve – me Porton dhe Interin – dhe Ligës së Evropës – me Man Unitedin dhe Porton.

Kjo ishte finalja e parë e një gare evropiane që mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.