Tri femra arrestohen në Drenas pas rrahin dhe incizojnë një të mitur

E publikuar: 25/05/2021 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri të mitura janë arrestuar pasi në bashkëveprim kanë rrahur dhe incizuar me telefon një të mitur tjetër.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:22, në Drenas.
Siç thuhet në raport, pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar tri femra të mitura kosovare pasi që të njëjtat në bashkëveprim kanë rrahur dhe incizuar me telefon viktimën e mitur kosovare. Pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.